Agjentët e imigrimit në SHBA arrestojnë mbi 49,500 persona në korrik, nivel rekord

Shifra është rreth 15 për qind mbi qershorin dhe 70 për qind mbi shkurtin, sipas të dhënave qeveritare të analizuara nga Associated Press.
Agjencia amerikane për Zbatimin e Imigrimit dhe Doganave (ICE) arrestoi 49,571 persona në korrik, më e larta mujore që nga rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, raporton Al Jazeera të mërkurën, më 26 gusht 2026, duke cituar të dhënat qeveritare.
Shifrat e korrikut shënuan rritje prej afro 15 për qind ndaj numrit të qershorit dhe rreth 70 për qind mbi totalin e shkurtit, sipas të dhënave që ICE u dha projektit Deportation Data Project, me bazë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe UCLA, të analizuara nga agjencia Associated Press.
Muaji para rikthimit të Trump-it në janar 2025, arrestimet mujore ishin pak mbi 8 mijë, kryesisht imigrantë të transferuar nga burgjet qytetase e shtetërore. Numrat filluan të ngjitesin ndërsa zyrtarët lehtësuan kufizimet se ku dhe kundër kujt mund të vepronin agjentët; në dhjetor kaluan 40 mijë. Pas dy të shtënave fatale në Minesotë në janar, që sollën protesta dhe reagime të deputetëve demokratë, arrestimet u ulën në shkurt dhe mbetën të ngrira për muaj, para se të rritej përsëri në qershor e korrik.
Pothuajse 20 mijë nga arrestimet e korrikut ndodhën në Teksas dhe Floridë, dy shtete që marrin pjesë në marrëveshjet e bashkëpunimit 287(g) që u lejojnë policisë lokale të veprojë si krah shtesë i zbatimit federal. Fushata zgjeroi edhe pas një rekrutimi që solli rreth 12 mijë oficerë e agjentë të rinj brenda vitit të kaluar.
Pyet 383 për këtë lajm
Përgjigjet vijnë vetëm nga artikujt e botuar te 383, me burimet e lidhura.
Përgjigjet vijnë vetëm nga artikujt e botuar te 383 — nëse arkivi nuk e ka, do ta them.


